Aktivitetet

“Vlerat Evropiane për Integrimin e Shqipërisë” – Moduli ALB2EU – u drejtohet fëmijëve dhe të rinjve që nga cikli i ulët deri në shkollën e mesme.

Moduli është i përbërë nga aktivitete me karakter të fortë eksperimental dhe mund të zhvillohet brenda klasës, jashtë ose në komunitet.

Këto aktivitete synojnë promovimin dhe zhvillimin e kompetencave personale, sociale dhe qytetare, si dhe abordimin e vlerave, siç janë miqësia, bashkëpunimi, udhëheqja, ndershmëria, përulësia, midis shumë të tjerëve.

Moduli jep udhëzime se si mund të aplikohen ushtrimet dhe si të nxirren mësime duke ndarë mendimet me të tjerët ashtu si dhe kontribuon për rritjen e kompetencave dhe përvetësimin e vlerave, duke kombinuar eksperiencën me reflektimin.

Eksploroni aktivitetet në 3 grupet e kompetencave në menunë anësore.