EVA NDRIO DE CARVALHO
Doktor në FLUL, Universiteti i Lisbonës, ka diplomë Master
në Familje dhe Shoqëri nga ISCTE, Instituti i Universitetit të Lisbonës, është
diplomuar në Gjeografi dhe Planifikim Rajonal në Fakultetin e Shkencave Sociale
dhe Humane në Universitetin e Ri të Lisbonës. Bashkëthemeluese e iLIDH –
Instituti Luso-Ilir për Zhvillimin Njerëzor, si dhe koordinatore e projektit në
Institutin e Shkencave Familjare në Universitetin Katolik të Portugalisë. Gjatë
15 viteve të fundit ajo e ka përqendruar karrierën e saj në pjesëmarrjen dhe
koordinimin e Projekteve Kërkimore dhe Zhvillimore si dhe në Bashkëpunimin
Ndërkombëtar.
Ajo është gjithashtu bashkëthemeluese dhe Drejtuese e
programit të literacisë shoqërore LED mbi Vlerat dhe të Universitetit të
Vlerave.
LOURENÇO XAVIER DE CARVALHO
Doktor në Shkencat e Edukimit,
diplomuar në Fakultetin e Edukimit dhe Psikologjisë, Universiteti Katolik i
Portugalisë, është diplomuar në Sociologji në Institutin e Lartë të Shkencave
të Punës dhe Sipërmarrjeve (ISCTE).
Bashkëthemelues i iLIDH – Instituti Luso-Ilir për Zhvillimin
Njerëzor. Gjatë 18 viteve të fundit ka marrë pjesë dhe ka koordinuar disa
projekte kombëtare dhe ndërkombëtare Kërkimore dhe Zhvillimore dhe ka qenë
këshilltar për institucionet publike dhe private në fushat e Arsimit,
Trajnimit, Punësimit, Emigracionit dhe Menaxhimit të Njohurive. Ai gjithashtu
ka punuar si ekspert dhe anëtar i grupeve të punës në programet e Komisionit
Evropian (KE) dhe të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE),
duke qenë autor dhe bashkëautor i një sërë botimesh.
Ai është Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Lisbonë
dhe bashkëthemelues i programit të literacisë shoqërore LED mbi Vlerat dhe të
Universitetit të Vlerave.