Luso-Ilir

Dy popuj pothuajse bashkëkohorë europianë (rreth shek.IV p.e.s), Lusitanët dhe Ilirët ndanë së bashku paralelin 40o, duke përqafuar të dy ekstremet e Europës Jugore – një projekt Luso-Ilir.

Të ballafaquar me shenja të pamohueshme të fillimit të një mijëvjeçari ende të dominuar nga vuajtjet, konfliktet dhe pabarazia, qëllimi është drejt zhvillimit njerëzor.

 

Origjina

Edhe pse kufijtë e Lusitanisë nuk përputhen në mënyrë të përkryer me ato të Portugalisë së sotme, popujt që jetojnë këtu përbëjnë një nga themelet etnologjike të portugezëve në qendër e në jug si edhe të Extremadurës spanjolle.

Shumë nga popujt e lashtë që hynë në Gadishullin Iberik kanë lënë në territorin e Lusitanisë gjurmët e kontakteve tregtare dhe ndikimit kulturor, por mbetjet më domethënëse e më të forta, duke zbuluar një asimilim më të thellë janë ato të lëna nga pushtimi romak si dhe dyndjet e visigotëve dhe arabëve. Disa historianë të lashtë i referohen arit të Lusitanisë, një pasuri që, ashtu si argjendi, dëshmohet sot nga frekuenca e gjetjeve në Portugali të shumë bizhuterive tipike të punuara me këto metale – varëse, byzylykë, vathë etj. Bakri u nxorr me bollëk nga minierat e Jugut. Plumbi, sipas Plínio-s, gjendej në qytetin Lusitan të Medubriga Plumbaria (plumbaria – e plumbit), i cili ka marrë edhe emrin nga bollëku i madh i këtij metali në zonën e tij.

Nën organizimin adminstrativ Romak ajo ndahej në 3 njësi, në total 46 qytete, 5 prej të cilëve vendbanime Romake të populluar me kolonë. Ndër to, dy korrespondonin me Beja (Pax Julia) dhe Santarém (Scalabis) dhe; një qytet tjetër sipas ligjit romak, Olissipo (Lisbonë); tre ishin sipas ligjit të Latiumit – Ebora, Myrtilis dhe Salacia (Évora, Mértola dhe Alcácer do Sal); ndërsa 37 të tjerë ishin nga klasa e pagesave, midis të cilëve përmendim Aeminium (Coimbra), Balsa (Tavira), Miróbriga (Santiago do Cacem). Disa prej këtyre komuniteteve janë të lokalizuara pikërisht në: Ossonoba (Faro), Cetóbriga (Troia de Setubal), Collippo (Leiria), Arabriga (Alenquer).

Lidhja administrative me Romën do të përfundonte në 411 kur perandori Honorius, pas një periudhe të zgjatur të luftës civile, krijoi një pakt me Alanët duke u dhënë atyre Lusitaninë. Megjithatë, dy vjet më vonë, Visigotët do të dëbonin Alanët, duke filluar sundimin e Lusitanisë në jug të Tagos, ndërsa në veri Suevos vazhduan me mbretërinë e tyre me kryeqytet Braga-n.

 

Kush janë Lusitanët?

 Lusitanët konsiderohen si paraardhës të portugezëve të zonës qendrore dhe jugore të vendit si dhe të Extramadurës spanjolle. Ata ishin një popull Celtiberian që jetonte në pjesën perëndimore të Gadishullit Iberik. Fillimisht, ishin një fis i vetëm që jetonte midis lumenjve Douro dhe Tejo ose Tejo dhe Guadiana. Në veri të Douros ata kufizoheshin me Galicianët dhe Asturët – të cilët përbëjnë shumicën e banorëve të veriut të Portugalisë – në krahinën romake të Galicisë, në jug me béticos dhe në perëndim me Celtiberianët në zonën më qendrore të Hispania Tarraconense.

Figura më e shquar midis Lusitanëve ishte Viriato, një nga udhëheqësit e tyre në betejën kundër romakëve.

Burimi: www.wikipedia.org

 

Origjina dhe Territori Historik i Ilirisë

In Albanian, Iliria – “land of the free”
In Greek, Ἰλλυρία
In Latin, Illyricum

 

Sipas burimeve historike të disponueshme, termi “Iliri” (“Illyrian”) ka një kuptim historiko-gjeografik, shpesh herë të ndryshëm. Sipas studimeve më të fundit, bazuar jo vetëm në burimet e shkruara, por edhe në zbulimet arkeologjike dhe gjuhësore, rezulton se territori historik i Ilirëve zinte gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe shtrihej nga burimi i Moravës dhe Vardarit në lindje e deri në bregdetin e Adriatikut dhe Jonit në perëndim; dhe nga lumi Sava në veri deri në Gjirin e Ambrakisë në Jug, domethënë në kufi me Greqinë e Lashtë. Kryeqendra e Mbretërisë Ilire ishte qyteti aktual shqiptar i Shkodrës.

Ilirët flisnin një gjuhë që i dallonte ata nga popujt e tjerë të Gadishullit Ballkanik në antikitet. Ajo ishte një gjuhë e veçantë Indo-Europiane, e cila kishte disa ngjashmëri të vogla me gjuhë të tjera të kohës.

Gjuha Greke dhe Latine, të cilat në Mbretërinë Ilire ishin gjuhë të kulturës, biznesit apo administratës, nuk u bënë kurrë gjuhë të përhapura në popullsi, gjë që bëri që gjuha e tyre amtare e përdorur në jetën e përditshme të mbetej e paprekur.

Nga gjuha origjinale e ilirëve kanë mbetur akoma disa elementë, që janë rreth 1000 emra njerëzish, perëndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh, malesh dhe qytetesh (p.sh. Skodra, Lisi, Dyrrahu etj.). Këto emra kanë mbetur të paprekur deri në ditët tona.

Një sërë studiuesish gjithashtu kanë identifikuar disa fjalë të pranishme në gjuhë të tjera, si në ato antike ashtu edhe në ato të tanishme Europiane, të cilat janë importuar ose trashëguar nga gjuha Ilire.

 

Kulturë

Kultura Ilire ka karakteristika që e dallojnë atë nga kulturat e popujve të tjerë fqinj të Epokës së Bronzit. Ishte një kulturë shumë e veçantë që filloi në vendin historik të Ilirëve, me gjurmë të forta nga zhvillimi social-ekonomik i këtij populli dhe, pa dyshim, nga marrëdhënia me popujt fqinjë.

Aspektet kryesore të kësaj kulture janë shfaqur kryesisht në arritjet e ilirëve në fushën e zhvillimit social-ekonomik, në mënyrën e jetesës dhe në perceptimin e botës rreth tyre, si dhe në reflektimin mbi artin dhe kreativitetin në përgjithësi.

Territori Ilir kishte dallime të shumta social-ekonomike rajonale, por pushtimi Romak ndikoi në zbutjen e ndryshimeve të karakterit etnografik midis ilirëve.

Një argument i përdorur për të vërtetuar procesin e romanizimit të ilirëve është miratimi i gjuhës latine si gjuhë zyrtare të asaj kohe. Megjithatë, gjuha latine nuk arriti kurrë të zëvendësojë gjuhën ilire, e cila është instrumenti më ekspresiv i marrëdhënieve shoqërore dhe familjare, madje ajo nuk pati sukses as në qytetet ku ilirët jetonin me më shumë banorë të Italisë së sotme. Prania bashkëkohore e gjuhës shqipe në territoret e Italisë jugore dëshmon qartë kundra tezës së efektivitetit të romanizimit në një pjesë të madhe të popullsië ilire.

Nëpërmjet argumenteve gjuhësore, arkeologjike dhe ekstra arkeologjike, studiues të ndryshëm kanë provuar se edhe pas pushtimit romak, ilirët nuk janë zhdukur ose asimiluar, por kanë ruajtur elemente të shumtë të kulturës së tyre shpirtërore dhe materiale, e kanë ruajtur veten si një popull kompakt e të qëndrueshëm dhe se Mbretëria e Ilirisë i rezistoi më së miri romanizimit në Ilirinë e Jugut – toka që tani janë të banuara kryesisht nga shqiptarët.